DETAJET/ Gruaja afgane plagosi me thikë bashkëshortin e saj në Shëngjin (VIDEO)

Zbulohen detaje të tjera nga konflikti që ndodhi sot në Shëngjin, ku një grua afgane sulmoi me thikë një burrë, I cili mësohet të jetë bashkëshorti i saj.

I plagosuri fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve, me një plagë që ka marrë në pjesën e barkut.

Nuk dihet ende shkaqet e konfliktit midis bashkëshortëve.

Refugjatët e strehuar nga qeveria në resortet e Shëngjinit, të ardhur me avionët e evaukimit nga Kabuli, janë duke pritur në Shqipëri shqyrtimin e dokumenteve dhe nisjen drejt SHBA-së si destinacionin e tyre përfundimtar./albeu.com/


Shtuar 23.10.2021 14:22