Shqiptarët e Luginës së Preshevës të përçarë
Pëlqej
Partitë e shqiptarëve të Luginës po përçahen akoma dhe më shumë nga se kanë qenë deri më tani.

Inatet mes njëri-tjetrit kanë bërë që në rast se njëra parti tërhiqet nga një garë, atëherë partia tjetër apo blloku politik merr pjesë në ato gara. Kjo dukuri tashmë po shfaqet me zgjedhjet për KNSH.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi, tha se partia e tij ende nuk ka marrë vendim për pjesëmarrje apo jo në zgjedhjet për Këshill Nacional të Shqiptarëve.

"Numri i antarëve të Këshillit Nacional të Shqiptarëve tani është 29 dhe është zvogluar në 15, në bazë të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë të vitit 2011 që e kanë bojkotuar shqiptarët, ku në Preshevë janë regjistruar 416 dhe Bujanoc 244 dhe në të gjithë Serbinë ka gjithsejt 5809 shqiptarë", ka shtuar Halimi, transmeton INA.

Ndërsa, nga ana tjetër, kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani që është aleat i PDSH-së që drejton Preshevën ka deklaruar sot se kryesia e kësaj partie ka marrë vendim që BDL të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme për Këshill Nacional me 28 tetor.

Sipas ligjit që ka të bëje me numrin e banorëve, pakicat nacionale në Serbi që kanë deri 10.000 banorë kanë të drejtë për 15 anëtarë të Këshillit Nacional, ndërsa numri më i madh 35 mund të kenë pakicat që kanë me mbi 100.000 banorë. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori