Shqiptarët e Luginës së Preshevës reagojnë ndaj deklaratës së kryeministrit Rama
Shqipatrët e Luginës së Preshevës kanë reaguar pas deklarasës ë kryeministrit Edi Rama. Deklara dhe pse është deklaruar një deklaratë politike duke pasur parasysh se është e vështirë që të bëhet një ndryshim kufinjsh, duket se ka sjellë reagimin e shqiptarëve jashtë këtyre dy shteteve amë.

Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Skender Destani, duke vlerësuar deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, si politike, vlerëson se nuk ka të keqe në shprehjen e vullnetit kombëtar, por thotë se një gjë e tillë është e pamundur në rrethanat e tanishme.

Përfaqësuesi i Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Luginës, Valon Arifi deklaron se se kjo është një deklaratë që përjashton shqiptarët jashtë dy shteteve amë, ndërkohë që vlerësohet politike dhe tendencë për barazim verbal me deklaratat e kryeministrit serb Vuçiq, në raport me Bashkimin Evropian.

Skënder Destanit, thekson se para bashkimit kombëtar është e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria të kujdeseshin për sigurimin e të drejtave dhe zhvillimit ekonomik për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Bashkimin kombëtar duhet ta presim në Bashkimin Evropian ka thënë nënkryetari i Komunës së Preshevës. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori