Shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë blejnë shumicën e apartamenteve në Vlorë
Shqiptarët e Maqedonisë dhe të Kosovës kanë rritur interesin për të patur një apartament në bregdetin e Vlorës.

Madje, ortaku i kompleksit "Oslo", i ka thënë ATSH-së se në "Ujin e Ftohtë" në Vlorë shumica e apartamenteve janë blerë nga ana e shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Kosovës.

Sipas tij, pronarë të shumtë ka edhe nga Tirana, të cilët blejnë apartamente me qëllim që të kalojnë fundjavat në bregdet.

Shqiptarët jashtë kufijve të shtetit shqiptar mesa duket "nuk po lodhen më" për shtëpi me qera, por preferojnë ta kenë një shtëpi të tyren për të kaluar pushimet sa më këndshëm./albeu.com/
Shtuar më 07/10/2014, ora 14:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori