Shqiptarët e Ballkanit ti japin përgjigje politike arrestimeve
Jakup Krasniqi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët e Ballkanit që t`u japin një përgjigje të përbashkët politike arrestimeve të fundit shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni.

Krasniqi u ka bërë thirrje dy shteteve fqinje që të kenë kujdes me shqiptarët, pasi pozita e tyre nuk është më sikur kishte qenë në shekujt e mëparshëm.

Në një intervistë për Express, Krasniqi shprehet se disa popuj nuk po mund të pajtohen me pozitën e avancuar të shqiptarëve dhe po e mbajnë rajonin të trazuar. Ndryshe, një ditë më parë, policia serbe arrestoi tetë shqiptarë në Bujanoc, nën akuzën për krime lufte, që dyshohet se janë kryer në vitin 2001. /albeu.com/

Shtuar më 06/05/2012, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori