Shqiptar, të kam dh...., patriotizmin e ke shterpë!!
nga Aleksander Rena -

Arrestimi i liderit te AAK-se Z. Haradinaj, mobilizoi shume shqiptare pothuajse nga e gjithe bota, ndofta per fasade, ndofta dhe per show. Por a eshte ky patriotizmi i treguar i shqiptareve? Mendoj se jo! Sepse shqiptaret nuk jane dhe nuk do behen kurre bashke per nje kauze te caktuar, sepse kauzat i shikojne per protagonizem, selfie dhe rritje te shikueshmerise "Live" ne rrjetin e famshem Facebook.

Po kjo nuk eshte ceshtja me e rendsishme e tematikes, sesa jetesa me lepurin dhe intrigat qe kane ne bark, ku pjesa me e madhe e shqiptarise zgjohet dhe ngryset cdo dite.

Kur mendon sesi ju shkojne raportet cdo dite shqiptareve midis njeri tjetrit, sesi ata mundohen t'ja hedhin sy per sy me nje hipokrizi te pashoqe, me nje dashuri meskine dhe me nje interes ekonomik te caktuar, tregon qarte jetesen e tyre te perbashket ne komunitet, ku cdo gje eshte fasade dhe nje frustim i pakuptimte i niveleve superiore dhe inferiore midis tyre.

Mjafton t'i shohesh se c'bejne cdo dite, sesi mundohen t'ja hedhin njeri tjetrit duke bere pazare ne kurriz te Shqiperise se mjere. Politika ne nje krah zhvate miliona euro dhe dollar, pa i dhene llogari askujt dhe banoret qe plackisin therrimet e lena nga ngopja e tepruar e kesaj politike kaq bastarde ne te gjithe botekuptimin e saj te plote. Njeri majmet me miliona dollar nga tenderat dhe favoret e shumta dhe te tjeret, qe i krehin bishtin si inferiore perpara ketij "legjende" burokrati dhe fundrine te llumit te shoqerise. Kjo eshte patriotizmi i shqiptareve? Te coptosh me vetedije vendin tend, a thua se ky vend egziston nga rastesia ?! Apo patriotizem eshte dhe menyra e nenshtrimit te ekonomise, ku njeri ka aq sa nuk e di dhe vet sa ka, dhe shume te tjere s'kane asgje per te ngrene dhe mjerimi u eshte bere shok i pandare ne tryezat vorfnore te tyre?! Jo jo, ky nuk eshte patriotizem, sepse patriotet jane human mbi te gjitha dhe njerez te klasifikuar ne thjeshtesine e tyre te patjetersueshme.

Nga veriu ne jug, kemi nje ndarje te klasifikuar ne krahina dhe dasi. Gje qe e tregon, se shqiptaret midis njeri tjetrit, kane nje urrejtje patologjike krahinore dhe qe shpjegon shume qarte jetesen e tyre te ndare mes shume e shume dekadash edhe shekujsh po ashtu. Kemi verioret pershembull qe sado jane munduar te integrohen me pune, prap jane persekutuar nga jugoret si njerez te pacivilizuar dhe anasjelltas, jugoret ne syte e verioreve jane pare gjithnje si njerez mendjemedhenje dhe kaprico per t'ju pershtatur nje shoqerie pa as me te voglin interes. Keto situata jane treguar nderkohe ne vite e vite me perpara dhe po tregohen edhe sot ne ditet e sotme, ku gjoja "demokracia" po ben punen e saj per zhvillimin e shoqerise.

Te mos dalim pastaj ne emigrim, qe eshte krejt nje jete tjeter ndryshe, ku njeriut do t'ju dashka te jetoje si ne xhungel, per shkak te intrigave te shumta qe vet shqiptaret midis njeri tjetrit i ndertojne cdo dite. E si ka mundesi qe kjo jete kaq e komplikuar dhe e pakuptimte midis tyre, te kete nje patriotizem per kauza kaq te medha te Shqiptarise ?? A nuk eshte kjo nje tallje dhe loje e luajtur shume bukur nga po keta shqiptare, qe hiqen si patriote te medhenje? Dhe per te mos thene se gjaku ju vlon per te fituar sa me shume dhe sa me te shpejt te jete e mundur, ku dhe shikimi ju ka humbur ne sensin e kartmonedhes se ndyre dhe percarese! E pra asnjera nga keto nuk mund te quhet patriotizem dhe asnjeri nga shqiptaret nuk mund te thote se une jam nje patriot me shume se dikush tjeter, kur individualizmin, intrigen dhe dreqin ne bark e kane qe nga lindja e deri ne vdekje.

Trima dhe te fort midis njeri tjetrit ka sa te duash, por perpara armiqve te vertet te Shqiperise, askush nuk ka force te dal dhe te luftoje per ate cka eshte e drejte dhe legjitime, (te pakten une deri me sot nuk kam pare asnje veper te tille), per te mos thene se nuk do kete kurre vepra te tilla perderisa shqiptaret do te vazhdojne te jene te percare midis tyre dhe interesaxhinje te lindur.

E di qe shumica do me shajne disa per keto te verteta te thena, por ky eshte realiteti i patriotizmit te shqiptareve te sotem. Mbase shqiptaret e se nesermes do jene me te drejtperdrejte dhe me realiste per t'a dashur njeri tjetrin ashtu sic duhet dhe kjo te sherbej ne te mire te Shqiperise dhe te ardhmes se saj, por gjithcka mbase, sepse e nesermja nuk njihet akoma. Eshte koha ajo qe tregon gjithcka, dhe qe sheron plaget e kesaj shoqerie fasade ne jeten e perditshme dhe shterpe ne patriotizmin e kauzave madhore. Eshte po kjo kohe, qe do shenoje edhe historine se kush ishin shqiptaret ne te vertet dhe cfare ben keta per te pasuruar te ardhmen e ketij vendi kaq te te mrekullueshem, qe per fat te keq po mbetet pa shprese per te ardhmen dhe pa siguri per te tashmen!
Shtuar më 20/01/2017, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori