Shqipëria mirëpret përfundimin e mbikqyrjes së Pavarësisë në Kosovë
Shqipëria përkrah të gjitha vendet e tjera të Ballkanit ne rrugën e tyre drejtë integrimit në BE. Përparimi i Kosovës në këtë rrugë është mbreslënës. Kështu është shprehur ministri i jashtëm Edmond Panariti në fjalën hapëse të konferencës me temë Roli i ardhshëm i NATO-s dhe BE-së në Evropën Juglindore, zgjerimi i BE-së dhe sfidat transatlantike.


Sipas tij vendimi i fundit i grupit mbikëqyrës ndërkombëtar për të ndërprerë mbikëqyrjen e Kosovës, është i mirpritur dhe është një provë e qartë e aftësisë së Kosovës për të vazhduar e vetme në rrugën e demokracisë. "Shqipëri përkrah premtimin e qeverisë së Kosovës se do të finalizojë një projekt gjithpërfshirës për integrimin e serbëve si qytetarë të Kosovës"- u shpreh shefi i diplomacisë shqiptare. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2012, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori