Shqipëria ka nisur sot me furnizimin me energji elektrike të Kosovës
Pas tragjedisë në termocentralin e Obiliqit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka nisur menjëherë furnizimin me energji elektrike të Kosovës.

Burime nga KESH kanë deklaruar se autoritetet kosovare kanë kërkuar ndihmën e Shqipërisë për të përballuar situatën emergjente të krijuar nga shpërthimi tragjik në hidrocentral, njofton Top Channel.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar 200 megavat energji në bandë nga Shqipëria, ose gati 9 milionë kilovat orë në ditë, për tre ditët e ardhshme deri në stabilizimin e situatës.

Por, KESH ka patur të lirë vetëm linjën Fierzë-Dragash, përmes të cilës ka nisur furnizimin e menjëhershëm për 50 mega në bandë ose 1.2 milionë kilovat në ditë.

Ndërkohë, burime nga Korporata bëjnë të ditur se po punohet me OST-në për të parë mundësinë e kapaciteteve të tjera të lira për të rritur sasinë e furnizuar.
Shtuar më 06/06/2014, ora 21:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori