E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Shqipëria heq çmimin e referenës për patatet nga Kosova
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi, ka thënë se nga sot prodhuesit e patates mund të eksportojnë prodhimet e tyre drejt Shqipërisë pa llogaritjen e çmimit të referencës të përcaktuar më parë nga autoritetet në Shqipëri.

“Kemi marrë një sqarim të vendimit të Doganave të Shqipërisë, sipas të cilit nuk do të implementohet çmimi referent i paralajmëruar më parë dhe ne besojmë te ky përkushtim i qeverisë Shqiptare por edhe i organeve relevante që të vazhdohet me praktikën e kaluar, ku janë pranuar dokumentacionet e transaksioneve bankare ndërmjet eksportuesve nga Kosova dhe importuesve nga Shqipëria”, ka thënë ministri Krasniqi.


Ministri tha se dy qeveritë në vitet e fundit kanë dhënë shembuj jashtëzakonisht të mirë të bashkëpunimit veçanërisht në fushën e bujqësisë, thuhet në komunikatën e ministrisë së bujqësisë.


Nga ana tjetër ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, lidhur me vendosjen e çmimit referencial për pataten kosovare, ka thënë se ka qenë një ndalesë e pa studiuar dhe e pamotivuar në asnjë mënyrë, as në planin ekonomik dhe as më gjerë dhe sipas tij kjo situatë e shkurtër që ka penguar produktet e patates që të shkojnë drejt tregjeve të Shqipërisë, ka përfunduar.

“Duke marrë shkas nga ky rast unë sigurojë gjithë prodhuesit e patates nga Kosova se barrierat disa ditëshe në tregun shqiptar janë thyer dhe mendoj se sasitë e planifikuara nga prodhuesit e Kosovës për t’u eksportuar drejt Shqipërisë do të shkojnë më një intensitet më të madh gjatë këtyre ditëve dhe gjitha institucionet janë të interesuara që ky proces të vazhdohet më një ritëm më të lartë në mënyrë që mos të krijohet asnjë mungesë në të ardhurat e planifikuara të prodhuesve kosovarë të fushës së patates”, ka thënë ambasadori Minxhozi. /albeu.com/

Shtuar më 12/07/2017, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori