Shqipëria e para për nga numëri i vizitorëve në Kosovë
Pëlqej
Sipas statistikave hotelet në Kosovë shfrytëzohen shumë pak. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në tremujorin e dytë të vitit 2017, kapaciteti i shfrytëzuar është 11.36 %, përcjell albinfo.ch.

Numri i vizitorëve">vizitorëve është 31 707 vizitor, 24.62 % janë vizitorë vendorë, dhe 75.38 % janë vizitorë të jashtëm, kurse numri i bujtjeve në tremujorin e dytë të vitit 2017 është 48 337 bujtje, 22.69 % e bujtjeve janë nga vendorët dhe 77.31 % janë të huajtë.

Numrin më të madh të vizitorëve">vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka regjioni i Prishtinës me 19 857 vizitorë dhe 30 084 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve">vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve">vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.
Shtuar më 07/09/2017, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori