Shqipëria dhe Kroacia turpërojnë Jeremicin
Në vend të kandidatit serb Vuk Jeremic është zgjedhur në mënyrë unanime nga asambleja e Përgjithshme e OKB-së përfaqësuesi i Antiguas dhe Barbadosit, John Ashe si kryeatr i ri i këtij institucioni të OKB-së.

Ndërsa është zgjedhur kandidati i ri nuk i është dhënë asnjë mirënjohje parardhësit të tij, Jeremic pasi Shqipëria dhe Kroacia kanë ushtruar veto ndaj përmbajtjes së letrës lavdëruese. Ndërkohë që Sekretari i Përfgjithshëm Ban Ki-moon ka përshëndetur zgjedhjen e Ashes kryetarë të ri të Asamblesë

Ndryshe, për dallim nga viti e kaluar, kur zgjedhja e kryetarit të Asamblesë është bërë me votim të fshehtë, meqë grupi i Europës Juglindore nuk arriti një konsensus për kandidatin e vet, sivjet njeriu i parë i Asamblesë së 68’të u zgjodh me konsensus, si kandidati i vetëm i grupit, transmeton Express.

Sipas letrës përshëndetëse, që u formulua nga Mali i Zi, si vend që këtë muaj kryeson me grupin e Europës Juglindore,ishte paraparë që, në përputhje me praktikën diplomatike, të përshëndetej kryetari i ri, dhe t’i jepej një mirënjohje të vjetrit, por kjo gjë nuk ndodhi, sepse Shqipëria dhe Kroacia ushtruan veto në përmbajtjen e letrës.

Në letrën e përgatitur nga ambasadori malazez, në OKB, Milorad Scepanovic, mes tjerash, thuhet se, Grupi i Europës juglindore uron Jeremicin për udhëheqjen “dinamike dhe aktive” të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe për “promovimin e vlerave të OKB-së” për të mirën e gjithë njerëzimit. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2013, ora 18:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori