Ylli Pango sërish baba në moshën 68-vjeçare: Djali dhe nipi janë moshatarë (VIDEO)

Politikani dhe pedagogu Ylli Pango mësohet se është bërë baba në moshën 68-vjeçare, teksa tashmë është 71 vjeç. I larguar prej kohësh nga jeta publike, këtë të hënë Pango ka dhënë një intervistë në MCN. Politikani dhe pedagogu Ylli Pango ka ripovuar ndjesinë e prindërimit sërish pas 30 vitesh, pikërisht në moshën 68-vjeçare, me bashkëshorten e tij ukrainase.

“Djali është 3 vjeç e gjysmë, ka lindur tamam në pragun e pandemisë”, rrëfeu politikani, ndërsa tha se gjithashtu ka një nip dhe një mbesë.

Pango deklaroi se djali dhe nipi i tij i vogël janë moshatarë me njëri-tjetrin.

“Djali im, i madhi është 34 veç dhe ka dy fëmijë. Më ka bërë dy herë gjysh. Ka një djalë që është më i madh se djali im, që i bie se e ka xhaxha djalin tim. Nipi im është 4 vjeç, quhet Ares. Djali quhet Daniel. Ka edhe një vajzë që quhet Viktoria, që në fillim të vitit që vjen mbush 2 vjeç”, tregoi Ylli Pango.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MCN TV (@mcntv.al)