Shqetësuese dhuna brenda familjes, këto janë shifrat
Pëlqej
Një vrasje e rëndë ka ndodhur para pak ditësh në Karaçevë të Kamenicës, rast ky që tronditi gjithë Kosovën. Gani Bernjashi i cili është 60 vjeçar, rrahu me shkop druri djalin e tij 14 vjeçar, Luan Bernjashin, e ky i fundit nga lëndimet e marra ndërroi jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur për Koha.net se vrasja e 14 vjeçarit në Kamenicë, shënon rastin e parë të vrasjeve të rënda brenda familjes për këtë vit.

Por në vitin 2017, janë raportuar 5 raste të vrasjes së rëndë në familje. Ndërkaq, 4 raste shënuan në vitin 2016.

Hoxha ka treguar se një fenomen tjetër shqetësues mbetet edhe dhuna në familja. Prej vitit 2015, janë raportuar 3 mijë e 534 raste.

Prej tyre, 172 del të jetë numri i fëmijëve ndaj të cilëve u ushtrua dhunë nga prindërit, raporton Koha.net.

Në vitin 2015 janë raportuar gjithsej 1038 raste, ku në mesin e tyre viktima janë 51 fëmijë, 859 gra dhe 118 burra. Një vit më pas, në vitin 2016 u shënuan gjithsej 1227 raste. Atëherë viktima ishin 60 fëmijë, 988 gra e 179 burra.

Në 2017-tën u shënuan gjithsej 1269 rastedhunësfamilje, në mesin e tyre ishin 61 fëmijë, 962 gra e 246 burra.

Hoxha gjithashtu tha se gjatë periudhës janar – mars të këtij viti, janë shënuar 281 rastedhunësfamilje.

Pas vrasjes së 14 vjeçarit në Kamenicë, pati reagime të shumta. Ndër to, ishte edhe nga Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut. Ata përmes një komunikate, kërkuan që domosdoshmërisht të përshpejtohet procedimi i Projektligjit për mbrojtjen e fëmijës, në këtë mënyrë edhe të rritet efikasiteti i institucioneve për mbrojtjen e fëmijës.

Kujtojmë se në mars të këtij viti, në mungesë kuorumi, Kuvendi dështoi të miratojë rekomandimet e harmonizuara nga Grupet Parlamentare për dhunën në familje, ani pse pati një debat të gjerë për parandalimin e dhunësfamilje.


Shtuar më 26/05/2018, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori