Shqetësuese, 190 raste të reja me kancer në Kosovë
Klinika e Onkologjisë Mjekësore, ndryshe Instituti i Onkologjisë, pohon se janë rritur rastet e reja të sëmundjes me kancer. Përmes një njoftimi për mediat, ky Institut thekson se për tre muajt e parë të këtij viti Onkologjia ka ofruar 21.752 shërbime shëndetësore dhe se ka pranuar 190 raste të reja me kancer.

"190 raste të reja që janë lajmëruar në këtë institucion shëndetësor, prej tyre janë 52 tumore të gjirit, 35 tumore të sistemit respirator, 32 tumoretraktit gastroendestinal, 39 tumoretraktit urogjenital dhe tumoret gjinekologjike, 32 tumore të sistemeve te tjera... Gjatë kësaj periudhe, janë ofruar 18.985 shërbime të kimioterapisë, kurse ka pasur 3667 seanca të radioterapisë", thuhet në njoftim.

QKUK raporton se shërbimi i kimioterapisë në fillim të vitit është karakterizuar me mungesa të mëdha të citostatikëve, por përmirësimi ka filluar në fillimin e muajit shkurt dhe pastaj ky përmirësim ka vazhduar, derisa në muajin prill ky furnizim mbulon mbi 85-90% të nevojave të pacientëve, krahasuar me buxhetin që ka në dispozicion ky shërbim.

Po ashtu, QKUK sqaron se nuk ka listë të pritjes për kimioterapi, përderisa për radioterapi ekziston lista e planifikimit të rasteve. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori