“Shpresojmë që Lista Serbe do t’i bashkohet PAN-it”
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj tha sot se koalicioni PAN do të ketë numrat për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit më 3 gusht.

Ai pas regjistrimit si deputet ka deklaruar se shpreson që Lista Serbe do t’i bashkohet PAN-it për formimin e Qeverisë.

“Unë shpresoj që këta do të jenë pjesë e koalicionit së bashku me PAN-in. Z Veseli dhe Haradinaj kanë pasur disa takime me përfaqësues te Listës Serbe dhe të komuniteteve të tjera”, ka theksuar ai.
Shtuar më 27/07/2017, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori