Guvernatori i Mykolaiv: Bombat thërrmuese vranë 5 civilë

Pesë banorë u vranë dhe 15 u plagosën të premten nga municionet thërrmuese të shpërndara në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, pretendoi në Telegram guvernatori i qytetit, Vitaliy Kim.

CNN shkruan se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e guvernatorit, megjithatë Misioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë ka thënë më parë se kishte marrë pretendime të besueshme se forcat e armatosura ruse kanë përdorur municione thërrmuese në zonat e populluara në Ukrainë.

Organizata joqeveritare Human Rights iatch (HRi) gjithashtu ka konfirmuar përdorimin e municioneve thërrmuese nga Rusia gjatë gjithë konfliktit.

“Munionet thërrmuese përbëjnë një kërcënim për civilët gjatë konfliktit duke shpërndarë rastësisht nën-municione ose bomba në një zonë të gjerë. Ata vazhdojnë të paraqesin një kërcënim pas konfliktit duke lënë mbetje, duke përfshirë nënmunicionet që nuk shpërthejnë pas goditjes duke u bërë de facto mina tokësore”, sipas HRi.

Kujtojmi se ni vitin 2008, mbi 100 vende në Kombet e Bashkuara nënshkruan për të ndaluar municionet thërrmuese, sipas faqes së internetit të OKB-së. Ukraina dhe Rusia nuk e nënshkruan marrëveshjen./albeu.com