Shpëtohet gruaja që tentoi të vetëvritej në Ferizaj
Policia njofton se të dielën në komunën e Ferizajt një grua ka tentuar të hidhet nga kati i nëntë i një objekti me qëllim vetëvrasje.

”Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe përmes dritares së koridorit kanë arritur të tërheqin dhe shpëtojnë viktimën”, njofton zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Sipas njoftimit, viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Shtuar më 25/07/2017, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori