Shpërthen zjarr masiv në një fshat të Pejës
Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer para pak minutash në mes të Majës së zezë dhe Lëvoshës së Pejës, shkruan Albeu.com

Re të mëdha tymi shihen me sy të lirë edhe nga qendra e qytetit të Pejës, ndërkaq ende nuk dihen rrethanat të cilat kanë çuar deri te ky zjarr.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, i cili ka thënë se zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.

"E kemi marrë informacionin që ka ndodhë një rast zjarri. Njësitet policore kanë tentuar të shkojnë në vendin e ngjarjes por është terren i papërshtatshëm. Zjarrfikësit janë atje dhe sipas informative të para një pjesë e malit dhe e fushës në fshatin Litë të Pejës janë përfshirë nga zjarri", ka thënë Ibra. /albeu.com/


Shtuar më 06/03/2019, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori