Shpërthejnë "përçarjet" brenda Vetëvendosjes, jep dorëheqje kreu i VV-së në Gjermani
Pëlqej
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje për qytetin e Würzburgut të Gjermanisë, Besnik Kryeziu është revoltuar lidhur me marrëveshjen që VV-ja ka nënshkruar me koalicionin LDK-AAK-NISMA.

Kryeziu, duke mos qenë dakord, ka dhënë dorëheqje nga funksioni që mban dhe nga partia e Kurtit.

“Në kundërshtim të fortë kundër marrëveshjes që beri Albini në emër të LVV-së me Bërllokun (Bllokun), deklaroj publikisht se bashkërrugetimi ynë i deritanishëm politik, ndahet këtu. Kjo ndarje është tërësisht parimore dhe në përputhje me veprimtarin time atdhetare dhe politike”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në Facebook./albeu.com/



Shtuar më 11/09/2014, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori