Shpërngulja e shqiptarëve nga Medvegja
Pëlqej
Medvegja
Shpërngulja e shqiptarëve etnikë nga komuna e Medvegjës, një nga tre komunat e banuara nga shqiptarët në Serbi, është shndërruar në një problem madhor për diasporën shqiptare.

Kryetari i Shoqatës “Medvegja”, Zenel Neziri është shprehur se shumë familje shqiptare janë shpërngulur tashmë dhe se është vështirë që të kthehen sërish.

“Pas luftës në Kosovë trupat ushtarake serbe u vendosën pikërisht në Medvegjë. Nuk u respektua zona 5 km ajrore dhe kësisoj e shpërngulën popullatën shqiptare nga trojet e veta në mënyrë stihike deri në atë masë ku atyre iu konvenonte. Një popullatë e cila është e shpërngulur tash e 19 vite është e vështirë të kthehet sërish në trojet e veta”, ka theksuar Neziri për RTK-në.

E, “për tu mbledhur”, shoqata “Medvegja” në bashkëpunim me Kuvendin komunal të qytetit të Medvegjës kanë menduar një takim tradicional që organizohet një herë në vit, “Ditët e Medvegjës”.

Përmes këtij organizimi, mblidhen shqiptarët e Medvegjës që janë shpërngulur shumë vende. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 21:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori