Shpërbëhet koalicioni qeverisës në Komunën e Preshevës
Pëlqej
Presheva
Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës dhe Unioni Demokratik i Luginës së Skender Destanit prej sot nuk janë më partnerë koalicionipushtet në Komunën e Preshevës.

“Lajmi është i saktë. Në këtë moment nuk mund të them asgjë më shumë. E tëra që opinioni duhet ta dijë do të merret vesh nesër në konferencë me gazetarë”, i tha agjencisë tanjug Skender Destani, i cili nuk deshi të përgjigjej në pyetjen se a është ndërprerë funksionimi i pushtetit lokal në Preshevë me shpërbërjen e këtij koalicioni qeverisës.

Lideri i koalicionit dhe i PDSH-së, Ragmi Mustafa gjendej sot në Tiranë, kurse në thirrje telefonike nuk është përgjigjur as partneri i tretë në këtë koalicion Orhan Rexhepi i Lëvizjes Nacionale të Shqiptarëve.

Lideri i Partisë për Veprim Demokratik në opozitë, Riza Halimi, partisë që në zgjedhjet e fundit lokale ka fituar më së shumti vota, ka refuzuar çfarëdo mundësia që partia e tij të krijojë koalicion të ri në pushtet.

“Ne në PVD nuk mendojmë për këtë. Rivalët tonë politikë në Preshevë e dinë se ne jemi për zgjedhje të reja lokale, të cilat duhet të tregojnë fuqinë e vërtetë në skenën politike shqiptare”, ka thënë Halimi.
Shtuar më 25/11/2010, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori