Shpendi tregon të arriturat në arsim
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar të arriturat e qeverisjes së tij nga viti 2014">2014 rreth sistemit të arsimit.

Nëpërmjet një statusi në "Facebook", i pari i kryeqytetit ka përmendur disa statistika:

Nga viti 2014">2014 kemi kthyer vizitat sistematike në shkollat tona.
Deri më sot janë kontrolluar mbi 25 mijë fëmijë që ka përmirësuar preventivën dhe shëndetin publik në përgjithësi.
Janë bërë këto kontrolle
- matja e peshës dhe gjatësisë
- kontrolli i të pamurit
- te dëgjuarit
- kontrolli detal klinik i lëkurës, kokës, hundës, gojës, dhëmbëve, gjëndrës tyroide, zemrës, mushkërive, barkut, ekstremiteteve, boshtit kurrizor, gjoksit,
- zhvillimi psiko-motorik e pjekuria sociale e emocionale
Në vitin shkollor 2015/2016 janë bërë mbi 10 mijë kontrolle.
Shtuar më 02/09/2017, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori