Rama takon kryeministrin e Izraelit, poston fotot teksa shtrëngojnë duart

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij kreun e qeverisë izraelite Yair Lapid.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shpërndarë fotot teksa shtrëngojnë duart ku shkruan se ky takim shërben për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe turizmit.

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit”-shkruan Rama.


Shtuar 23.10.2022 17:00