Shpendi merr në koalicion Mimoza Kusarin, i jep një drejtori
Pëlqej
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka pritur sot në takim kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin kanë zyrtarizuar bashkëqeverisjen komunale në Prishtinë.

Me këtë marrëveshje, Alternativa nga tani do të udhëheq me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës.

Kusari-Lila falënderoi të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës për besimin e dhënë në Zgjedhjet e fundit lokale, me ç’rast Alternativa u bë pjesë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, me një ulëse, rrjedhimisht mbi bazën e parimeve të udhëheqjes komunale, Alternativa ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit, të cilën e zyrtarizuan sot.

Alternativa njofton se bashkarisht me partnerin qeverisës në Komunën e Prishtinës do të punojë në implementimin e programit të saj me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, duke tentuar në maksimum të zhvillojë strategjitë dhe planet në të mirë të qytetarëve të saj.
Shtuar më 14/06/2018, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori