Shpendi i jep disa mësime Hashim Thaçit
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas publikimit të dokumentit të ku presidenti Thaçi përmes Gjykatës Kushtetuese po mundohet ta anashkalojë Kuvendin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare si dialogu Kosovë-Serbi. Ahmeti ia ka kujtuar presidentit se Kosova është Republikë Parlamentare.
Ai ka thënë se Kosova është Republikë Parlamentare, dhe se Thaçi po dështon t’i ikë Kuvendit, përmes interpretimit të Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i tij i plotë:

Kosova është Republikë Parlamentare

Për PSD-në është e qartë kërkesa e Presidentit të RepublikësKosovës në lidhje me pyetjet e tij në lidhje me atë se kush duhet t’i ratifikojë marrëveshjeve ndërkombëtare. Ai e ka të qartë se si duhet të ecet tutje për këtë çështje. Por, ai dëshiron t’i ikë Kuvendit, përmes ndonjë interpretimi të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti është i autorizuar të nënshkruaj marrëveshje ndërkombëtare, por jo të kësaj natyre, siç përshkruhet në letërkëmbimin ndërmjet tij dhe Mogherinit. Kushtetuta e ka vendosur Kuvendin për llojin e marrëveshjeve të cilat ratifikohen me 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me traktat ndërkombëtar që hyn në fuqi vetëm më nënshkrimin e presidentit të republikës, por nevojitet edhe një bashkësi kolektive, që korrespendon me 2/3 e të gjithë deputetëve. Kështu është vepruar edhe tre herat e kaluara, me ratifikimin e letër këmbimeve ndërmjet Presidentit dhe Përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Procesi i tanishëm duhet të kalojë përmes Kuvendit dhe jo përmes nënshkrimit të një personi, në këtë rast Presidenti.

Republika e Kosovës, ashtu siç është e përcaktuar me Kushtetutë është demokratike dhe parlamentare, dhe pushtet janë të ndara për të vendosë për çështje të caktuara.

Në rastin konkret, te Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare, Kuvendi i RepublikësKosovës, me 2/3 e votave (80 deputetë) të të gjithë deputetëve i ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për çështjet si në vijim:

1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;

(2) të drejtat dhe liritë themelore;

(3) anëtarësimin e RepublikësKosovës në organizata ndërkombëtare;

(4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e RepublikësKosovës.


Shtuar më 21/09/2018, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori