Shpendi hyri dhe dialogu mori formë, por zbuloni "gjahun" e radhës të Hashim Thaçit

Pëlqej
Opinion nga Ervin Shkulaku

Dialogu me Serbinë, edhe pse dukej sikur kishte ngecur tashmë ka përparuar dhe ka marrë me shumë formë. Siç e kam paralajmëruar shumë kohë më parë një pjesë e opozitës ju bashkua ekipit negociator nga Kuvendi që do të shikojë marrëveshjen përfundimtare që do të nënshkruajë Hashim Thaçi, shkruan albeu.com.

Partia e Shpend Ahmetit, PSD me anë të një rezolute i bashkohet zyrtarisht ekipit dhe Shpendi do të jetë bashkë me Limajn për të pritur marrëveshjen e Thaçit.

Por edhe pse kjo marrëveshje arrihet lehtë, Thaçi ka një sfidë tjetër përballë. Atij i mungojnë 2/3 e votave në Kuvendin e Kosovës prandaj duhen siguruar edhe këto vota. Natyrisht nuk do të merret ai personalisht pasi është president por sërish e ka për detyre kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

E prandaj në këtë rast "gjahu" më i lehtë eshtë Lidhja Demokratike e Kosovës. Haradinaj edhe tani i ka atje nja dy vota por duhen të tjera. Brenda LDK-së sundojnë 3 grupe, dhe kjo do të jetë edhe më e lehtë për Haradinajn që t'i bindë per votën e tyre kur të vijë marrëveshja përfundimtare në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu LDK ka bashkëpunuar edhe më herët me Hashim Thaçin dhe kjo është një shpresë e madhe për të. Por dhe kjo gjoja "opozitë" e tanishme e LDK-së që del kundër ekipit negociator është e gjitha për vota pasi ata e dinë fort mirë se tani për tani nuk u duhen.

Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje vështirë se rrjedhin vota. Ata që kanë ngelur janë besnikë të Albin Kurtit dhe do të qëndrojnë të palëkundur, por si gjithmonë do të humbasin gjithësesi.

E kritikuan sakrificën e Shpend Ahmetit që hyri në dialog por nëse gjykojmë sipas kohës s'ka rrugë tjetër. Sapo e nënvizoi sërish para disa orësh njeriu më i afërt i Trumpit, këshilltari i sigurisë Bolton, se duhet sa me shpejt një marrëveshje Kosovë-Serbi. E për këtë edhe Kosova duhet të lëvizë gurët.

E megjithatë vlen të theksoj se nuk është zhdukur nga horizonti termi "Marrëveshje e Dhimshme". Ndërkombëtarët nuk e lenë pa gjë Serbinë dhe do të shohim çfarë do t'i japin. Gjithsesi, edhe me lëvizjet e fundit Veriu i Mitrovicës është larguar edhe më shumë nga Kosova. Ditën kur u themelua Ushtria ata e mbushën gjithë zonën me flamuj serbë. Nga ana tjetër Haradinaj e ka treguar se lëviz nga qëndrimet e tij dhe mos u çudisni nëse e mbështet marrëveshjen përfundimtare të Hashim Thaçit.

Tashmë mbetet të shihen skenaret e tjera dhe lëvizjet politike, ata e dinë më së miri.

Por në çdo rast politikanët e Kosovës kurrë të mos heqin dorë me asnjë çmim në botë që Serbia dhe Rusia duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës. Lereni OKB-në, është thjesht një organizatë. Vetëm njohja nga Serbia dhe Rusia sjell normalizim të plotë, përndryshe pas 20 vitesh Serbia do të kërkojë edhe më shumë territor nga Kosova./albeu.com/
Shtuar më 16/12/2018, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori