Shpend Ahmeti zbulon numrin e deputetëve të VV-së, PAN dhe LAA-së
Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë një parashikim të numrit të deputetëve që do të kenë koalicionet pas votimit të sotëm në Kosovë.

Në një prononcim për Klan Kosova, ai ka thënë se në bazë të rezultateve që i kanë në parti, 37 deputetë do t’i ketë PAN-i, 31 Vetëvendosje, LDK 27 deputetë.

Ai ka thënë se në Prishtinë, Vetëvendosje ka fituar bindshëm, me mbi 40 për qind të votave.

Ndërsa, Dardan Molliqaj, ka thënë se me këtë përqindje, PAN-i edhe pse ka dalë i pari, nuk do të arrijë ta bëjë qeverinë.
Shtuar më 12/06/2017, ora 00:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori