Shpend Ahmeti: Thaçi po ia merr dialogun nga duart Mustafës (VIDEO)
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, po ia merr nga duart kryeministrit të vendit, Isa Mustafës këto bisedime.

"Ky synim ka qenë i Thaçit prej fillimit. Dhe këtë e ka bërë vet me dije, se do dialog në nivel Presidentësh", ka thënë Ahmeti gjatë emisionit "InfoBox" të "RTV Dukagjinit".

Lidhur po postin e tij si krytari i Komunës së Prishtinës, Ahmeti ka thënë se synon që edhe pas zgjedhjeve, të vijë përsëri në këtë post. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori