Shpend Ahmeti reagon për arrestimin e Haradinajt: Pasojë e negociatave me Serbinë
Shpend Ahmeti
Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëkohësisht zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka reaguar në lidhje me arrestimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse.

“Normalizimi i marrëdhënieve i udhëhequr me aq zell nga Thaci e Mustafa dhe kryenegociatorja sjellin arrestime si kjo e Ramush Haradinaj sot”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

“A duhet me shku në çdo shtet, me u arrestu për me i hjek “poternicat” e Serbise për çdo luftëtar që Serbia don me lujt e me përdor si kartë për me marr diçka prej neve?”, ka pyetur Ahmeti.

“Kur do të mbushemi mend që ska normalizim me marrëdhënie nënshtrimi ndaj askujt”, shkruan Ahmeti./Albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017, ora 21:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori