Kryetari i Komunës së
Prishtinës dhe PSD-së, Shpend
Ahmeti, e ka filluar ditën e tij me një
padi në Gjykatën Themelore të
Prishtinës.
Ai ka paditur ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se arsyet e kësaj padie janë shpifjet e
vazhdueshme që kjo parti i ka bërë në drejtim të tij.
“Ushtrova
padi ndaj VV-së për shpifjet e
vazhdueshme që i kanë bërë. Ka të bëjë me qumështin nëpër shkollat e
Prishtinës. Të gjitha këto furnizime që ata i kanë potencuar se janë bërë, kanë qenë edhe ata pjesë e atij procesi, sepse edhe unë kam qenë në VV”, tha
Ahmeti.
“Me rëndësi janë sulmet e
vazhdueshme duke shpifur e duke mos pasur asnjë konsideratë për të vërtetën. Do të ishte mirë që kjo
padi të shkojë prapa njërit të cilit i bën të gjitha këto shpifje”, tha
Ahmeti.
Ai tregoi edhe emrin e personit i cili po fshihet prapa këtyre akuzave që i pari i PSD-së i bëri
“Albini. Unë e kam ftuar në debat. Ama le të vijë kryetari dhe të mos fshihet. Do të ishte mirë të ballafaqohemi për krejt temat. Edhe për qumësht, edhe për qeverisje, edhe për Devollët. Në çfarëdo televizioni, në çfarëdo vendi”, tha ai.
Shtuar më 12/02/2019,
ora 10:58