Real Madridi me 4 “viktima” ndaj Leipzig, Rodrygo kandidat për t’i zënë vendin Benzemas

Carlo Ancelotti do të jetë pa katër lojtarë të mërkurën, më 14 shtator, kundër Leipzig në Bernabeu.

Benzema, Militao, Vasquez dhe Odriozola janë lojtarët e dëmtuar të Real Madridit, ku padyshim më së shumti rëndon ajo e Benzema dhe Militao, edhe pse sa i përket fazës mbrojtëse nuk mungojnë alternativat.

Vasquez u dëmtua pikërisht në ndeshjen e fundit përballë Mallorcas dhe sot ai iu nënshtrua një ekografie e cila nuk zbuloi ndonjë problem serioz, por testi përfundimtar do të jetë nesër.

Benzema nga ana e tij synon derbin e të dielës së 18 shtatorit  ndaj Atletico Madridit në Metropolitano. Sulmueso është duke punuar në palestër dhe e vërteta është se parashikimet nuk janë optimiste as për derbin. Në dy ndeshjet e fundit vendin e tij e ka zënë Hazard, i cili nuk është se ka performuar keq, por dikush tjetër ka performuar akoma më mirë, Rodrygo. Në ndeshjen e ardhshme mund të jetë braziliani që mund të luajë në qendër.

Militoa dhe Odriozola, tashmë janë duke punuar në fushë, por ende nuk janë rikuperuar. Të dy mund  të jenë gati për derbin, por e sigurtë është që nuk do të jenë ndaj Leipzig./albeu.com