Protesta e Berishës, zbulohet ku do të jetë Rama në orën 19:00

Në orën 19:00 ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur sot protestë kombëtare kundër qeverisë.

Ndërkohë që demokratët do të mbledhin qytetarët poshtë zyrës së kryeministrit, ky i fundit nuk ndodhet në Tiranë.

Mësohet se pikërisht në orën 19;00 kur dhe nis protesta, kreu i qeverisë ndodhet në Vlorë. Rama do të marrë pjesë në inaugurimin e Bypass-it të Vlorës, i cili hapet plotësisht./albeu.com


Shtuar 7.07.2022 18:01