Shpend Ahmeti: Flora Brovina e shtyu seancën me kërkesë të Serbisë
Pëlqej
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur se deputetja më e vjetër e PDK-së, Flora Brovina e shtyu seancën konstetuive me kërkesë nga Serbia.

Ky reagim i tij vjen menjëherë, pasi Marko Gjuriçi tha se Beogradi zyrtar e shtyu seancën konstetuive, duke i thënë Listës Serbe të mos shkojë në seancë.

“ Edhe këtë e dëgjova. Marko Gjurici në Beograd deklaron që ata (Serbia) kanë kërkuar shtyerjen e seances sepse po i brengos hyrja e VV në diskutime për qeverinë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai ka shtuar se nje veprim i tille është turp dhe akoma më tej e tillë është pasi Serbia akoma e konsideron Kosovën, si "krahinë të saj". /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori