Allegri: Roma është ekipi i duhur për Dybalan

Në ditën e zyrtarizimit të Paulo Dybala në Romë, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri , ka dashur t’i dërgojë një mesazh urimesh Joya, ish-futbollistit të tij.

Këto janë fjalët e tij për Dazn:

I uroj atij një fat të mirë, Paulo i dha kaq shumë Juventusit. Ai është një lojtar shumë teknik, shumë i mirë: Roma është ekipi i duhur për të, sepse ata kanë një lojtar që i duhet si Abrahami. dhe ka Mourinhon që është shumë i mirë”.

Kujtojmë që argjentinasi ishte shumë pranë Interit, por një takim me Tottin, besimi teMourinho dhe klauzola e ulët e lirimit e vendosur nga Roma bënë që ai të vendoste të transferohej në kryeqytet./albeu.com


Shtuar 20.07.2022 19:04