Shpend Ahmeti, Albin Kurti dhe Rexhep Selimi vizitojnë Ramush Haradinajn në Francë
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Rexhep Selimi, si dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë vizituar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj po mbahet në Strasburg të Francës për shkak të fletarrestit të lëshuar nga Serbia.

“Shfrytezuam pushimin e pavarësisë për ta vizituar Ramush Haradinajn në Strasbourg. Mbajtja e tij në Francë është padrejtësi.
“Padrejtësia dikund është padrejtësi gjithkund””, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook. /Albeu.com/

Shtuar më 16/02/2017, ora 19:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori