Edhe pse ishte paralajmëruar me kohë, kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën nuk po merr pjesë në Debati Përnime të moderuar nga Jeta
Xharra.
Në nisje të
emisionit Jeta
Xharra ka sqaruar që
Shpend Ahmeti kishte pranuar pyetjet me kohë dhe pa kurrëfarë paralajmërimi nuk ka marrë pjesë në debat.
“A është kjo strategji për me fitu ma shumë vota? A është kjo shenjë e mungesës së respektit ndaj
emisionit tonë dhe politikave tona redaktuese? A është kjo shenjë e arrogancës ndaj shikuesve tonë… unë nuk e di” ka thënë
Xharra në nisje të
emisionit.
Xharrra gjithashtu ka rikujtuar debatin e para katër vitesh ku
Shpend Ahmeti kishte folur për mungesën e Isa Mustafës në Debat Përnime.
Ajo ka sqaruar që në debatin e së premtes
Ahmeti nuk do ishte kursyer për pyetjet për Jahtën,për ndërtimet e egra,për shpenzimin e buxhetit; për punësimet në komunë e në arsim, e deri tek peticioni për mosndërtimin e Xhamisë në Dardani pasi njëri nga asambleistët e VV-së është nënshkrues i këtij peticioni.
“Shumë na kish interesu po ja që Shpendi ka vendosë me shku tejtërkund dhe mos me u përballë me pyetjet e redaksisë sonë, një redaksie e cila deri tash ka dhjetra çmime për gazetari hulumtuese dhe është e njohur për sfidim korrekt, pa agjenda dhe në interes të publikut?”, tha
Xharra.
Ajo ka shtuar se me ekipin e saj do vazhdojnë ta monitorojnë punën e komunës së Prishtinës dhe secilin premtim do ta masin me KRYPOMETËR.
Ajo po ashtu tregoi se për freskimin e kandidatit në studio ka siguruar edhe koka kola zero. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2017,
ora 20:57