Shpallet e pafajshme deputetja Duda Bale
Pëlqej
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Bale, është shpallur e pafajshme nga akuzat për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

Gjykatësi i Departamentit të Përgjithshëm, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, Zejnulla Gashi, mori aktgjykim me të cilin e shpalli të pafajshme, duke e liruar nga akuza deputeten Duda Balje.

Prokurorja e shtetit Sahide Sefa, në fjalën e saj deklaroi se gjatë gjykimit është vërtetuar kryerja e veprës penale nga deputetja Balje, ndërsa këtë e mbështeti në dëshminë e zyrtarit të Agjencisë Kundër Korrupsion si dhe provave tjera të administruara në gjykatë.

Duda Bale, sipas aktakuzës së prokurorisë së shtetit, kishte paraqitur vetëm pagën bazë si deputete në shumën prej 17 mijë e 856 eurove, ndërsa në bazë të të dhënave të Kuvendit të Kosovës është konstatuar se të hyrat vjetore nga Kuvendi për këtë deputete janë 24 mijë e 327 e 19 euro. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2015, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori