Policia e
Kosovës ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojë në polici, personin e dyshuar mashkull, i lindur në vitin 2002, i cili ka qenë i përfshirë në rastin e djeshëm ku një femër u gjuajt me gurë derisa ra përtokë.
“
Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt, përderisa
Policia e
Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saj policore me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla krijimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët pa dallime”, u tha në njoftimin e policisë, transmeton Indeksonline.
Ndryshe duhet përkujtuar se tashmë rasti në fjalë është duke u hetuar nga
Policia e
Kosovës dhe se femra e dëmtuar e komunitetit rom është marrë nën kujdesin shtetëror.
Shtuar më 30/05/2019,
ora 16:16