Shoqëria civile në Serbi, kërkojnë lejimin e vizitës së Thaçit
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Serbi mbështesin shkuarjen e zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Beograd. Ky është një rrjet i cili mbështet punën me të rinjtë në përballjen me të kaluarën, e cila përbën një kusht të domosdoshëm për pajtimin në rajon si dhe për bashkëpunimin rajonal, dhe përpjekjet e Këshillit Rinor për Arsim në këtë fushë, transmeton Agjencia e Lajmeve serbe "FoNet".

"Është koha që edhe institucionet e shtetit të pranojnë këtë fakt dhe t’u ofrojnë përkrahje organizatës së apostrofuar dhe grupeve të ngjashme të të rinjve që kanë marrë përsipër një detyrë e cila përbën interesin më të madh për publikun", thuhet në deklaratën e kësaj shoqërie.

YIHR në Serbi shpreh besimin se prokuroria dhe policia me prioritet duhet të punojnë në zbulimin dhe ndjekjen penale të personave të cilët kanë u kanë dërguar kërcënime pjesëmarrësve të programit të organizatës joqeveritare "Këshilli Rinor për Arsim".

OJQ "Këshilli Rinor për Arsim" i kishte dërguar ftesë zëvendëskryeministrit Thaçi për pjesëmarrje në konferencën "Ambasadorët e rinj për pajtim", por më vonë, për shkak të fletëarrestit të Sllobodan Millosheviqit ndaj Thaçit, ftesa është tërhequr. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori