Shoqëri e paradokseve
- Labinot Kunushevci - Jetojmë në një shoqëri me përplotë paradokse, absurditete e probleme:

• Ku mjeku duhanpirës rekomandon të mos konsumohet duhani se i dëmton mushkëritë dhe para se me të pyet ku të dhemb të pyet ku punon;

• Ku politikani milioner tenderokrat thotë se korrupsioni e dëmton shtetin;

• Ku doktori i diplomuar pas darke thotë se plagjiatura e degradon cilësinë e arsimit;

• Ku gazetari në emër të lirisë së shprehjes fyen ata që shprehen ndryshe;

• Ku familjari i dëshmorëve e luan rolin e institucionit të shtetit;

• Ku ai që shitet patriot blen produkte të Serbisë;

• Ku identiteti projektohet nga të tjerët si kompleks inferioriteti;

• Ku Burdushi fton mos me ra viktimë e falltorëve;
• Ku studenti kritik ndaj profesorit kopjon sa herë t'i ofrohet mundësia;

• Ku kritika ndaj diskursit klerik konsiderohet devijim nga religjioni;

• Ku imazhet fatale dhe tragjedike të viktimave publikohen në medie;

• Ku njerëzit gjykohen çfarë kanë mbi kokë dhe jo brenda kokës;

• Ku studentët e nivelit Master ende kanë probleme në drejtshkrim;

• Ku juristi i diplomuar punon kamarier e kamarieri i dikurshëm avokat;

• Ku laminati i shtëpive është më i fortë se asfalti i rrugëve;

• Ku ata që flasin për barazi mbajnë 3-4 vende pune e dikush asnjë;

• Ku disa politikanë kanë të ardhura ditore më shumë se të ardhurat vjetore të votuesve të tyre;

• Ku personat me përgjegjësi publike japin publikisht mendime personale;

• Ku vëmendja e publikut zhvendoset me një trik tendencioz gazetaresk;

• Ku parimet shiten si perime;

• Ku artisti në emër të realitetit socio-politik shfaqet në personazhe inferiore me vetëdije neokoloniale;

• Ku sulmi ndaj religjionit konsiderohet emancipim dhe afirmim;

• Ku ata që mbajnë rend në trafik hyjnë në semafor të kuq;

• Ku kardiologu pacientin me 200 rrahje në minutë e qetëson duke ia dhënë adresën e ordinancës së tij private dhe ku stendat e zemrës s'dallojnë prej protezave të dhëmbëve;

• Ku ai që e shkel me veturë njeriun në rrugë nuk ndalet por ik nga vendi i aksidentit;

• Ku konkurset e punës publikohen pasi të njofshmit të pranohen;

• Ku kontratat e punës bëhen me një thirrje telefoni dhe me një transfer parash;

• Ku kreditë me kamata të larta bankare joshen me idetë e rehabilitimit të përhershëm jetësor;
• Ku nudistet bëhen më të famshme e më të kërkuara se njerëzit e shkencës;

• Ku hoxha me retorikë të ashpër e autoritative fton në butësi e liri;

• Ku prifti në emër të atdhedashurisë fyen pjesëtarët e kombit të vet;

• Ku i indoktrinuari nga propaganda mundohet me të bind se Tita s'ka qenë kriminel dhe i indoktrinuari nga ISIS-i mundohet me të bind se ata kanë me sjellë paqen hyjnore në botë;

• Ku këngëtari që i këndon vlerave të shoqërisë dhe biznesmeni që i kontribuon kapitalit të biznesit s'paguajnë asnjë cent tatim;

• Ku disa liderë s'dinë as letrat e shkruara t'i lexojnë;

• Ku patentë-shoferi blihet sikur libri;

• Ku krijohen lajme të kota për konsum e tirazhe;
• Ku lidhja emocionale dhe investive jashtë shtëpisë e oborrit humb tërësisht;

• Ku margjinalizimi konsiderohet qasje e qytetëruar;

• Ku erotika zë një hapësirë të madhe në medie;

• Ku mendimet e ndryshme perspektiviste marrin 1001 etiketime;

• Ku në debate televizive polemizohet për çështje hipotetike nga ekspertë të kundërt ku njëri është kompetent për të nxjerrë fakte e tjetri për të nxjerrë dhëmbë;

• Ku sarkazma fyese interpretohet si artistike e kreative;

• Ku analisti shet mend në publik e ndaj pushtetit s'guxon të shfaqet kritik;

• Ku pushtetari për të vepru në territorin e vet duhet të marrë leje prej fqiut armik;

• Ku e ku...!!!/albeu.com/
Shtuar më 06/04/2015, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori