Shoqata boshnjake e Zukorlicit në Kosovë
Shoqata Kulturore Boshnjake (BKZ), e kryesuar nga myftiu Muamer Zukorlic, njoftoi se së shpejti do të formojë këtë organizatë edhe në Kosovë.
Në një deklaratë për shtyp thuhet se BKZ dje formoi një komitet iniciues për themelimin e BKZ-së në Kosovë, e cila bashkë me organizatat e njëjta nga
Mali i Zi dhe Maqedonia “do të punojnë në projektet e përgjithshme kombëtare”.

Komiteti Drejtues për formimin e BKZ-së në Kosovë ka 15 anëtarë nga të gjitha pjesët e Kosovës ku jetojnë boshnjakët, ndërsa u ngarkua me detyrën që në afatin më të shkurtë të përgatisë Kuvendin themelues.

Zukorlic është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të politikës së qeverisë serbe. Ai më herët ka kërkuar autonomi për Sanxhakun, ndërsa po ashtu ka ftuar boshnjakët e Serbisë që të mos i përgjigjen procesit të regjistrimit të popullsisë.
Shtuar më 04/11/2011, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori