Arrestohet Duda, vajza që rrahu shoqen
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
UPDATE - Sipas informatave të pakonfirmuara ende zyrtarisht, mësohet se, pas publikimit të videos dhe pas përhapjes në masë të saj, Policia e Kosovës ka arrestuar vajzën, që është identifikuar si Duda M.

Më herët, "Albeu" publikoi edhe videon në të cilën shihej se si vajza në fjalë rrihte me shuplaka shoqen e shkollës, pasi kjo e fundit i kishte thënë që "nuk ishte për shkollë" përpara nxënësve të tjerë. Video është inçizuar nga një shoqe e “Dudës”. Vajzat studiojnë në shkollën “Musa Hoti” në Mitrovicë./albeu.com/

09:33- Në rrjetin social "YouTube" është shpërndarë një video, ku shihet se si një vajzë rreh bashkëmoshataren e saj. Dihet që videoja është incizuar në Kosovë, por nuk dihet se në cilin qytet.

Vajza që e sulmon shoqen e saj të shkollës e fyen atë me fjalë tejet banale, duke e goditur vazhdimisht me shuplaka në fytyrë. Tashmë është përgjegjësi e organeve të rendit të marrin parasysh këtë video dhe të parandalojnë raste të tilla të dhunës. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori