Shoku i shkollës i Adem Jasharit: Ja kur komandanti foli për herë të parë për UÇK-në
I rritur në familje me traditë patriotike, Adem Jashari nuk kishte si të jetë ndryshe veq se një patriot i madh.

Dhe këtë ndjenjë e kishte shfaqur qysh në rininë e tij të hershme. Për jetën e Legjendës në fëmijëri, rininë, shkollën dhe për atë se si ishte Adem Jashari ka folur shoku i shkollës së mesme i komandantit, Jetullah Geci, me të cilin kanë qenë dajë e nip.

Ishte shkurti i vitit 1999 kur një ekip i gazetës “Kosova sot”, shkuan në Drenicë për të biseduar me komandantin e Brigadës 112 Arben Haliti, Jetullah Gecin për luftën që po zhvillohej.

Gazetari tashmë i ndjerë, Hamdi Miftari dhe Jehona Ademja, pos aktiviteteve ushtarake të zonës që e komandanote Geci e kanë pyetur atë edhe për Adem Jasharin, duke qenë se Geci ishte rritur me Komandantin Legjendar. Geci ndër të tjera ka treguar se me Adem Jasharin kanë qenë edhe në shërbim ushtarak bashkë.

Madje Jetullah Geci ka treguar se si janë trajtuar ata nga serbët dhe sa irrituese për ta ka qenë figura e Adem Jasharin edhe në atë kohë

Që në atë kohë, sic tregon Jetullah Geci, Ademit i kishte lindur dëshira për ta krijuar një ushtri që do luftonte për clirimin e Kosovës. “Gjatë shërbimit në ushtrinë serbo-sllave, Ademi me ato mustaqe karakteristike edhe qëndrimin madheshtorë me një shikim të pamposhtur kishte rënë në sy që nga dita e parë e shërbimit dhe ishte nën përcjellje.

Urrejta që kishte ndaj Serbisë kishte filluar që nga shërbimi ushtarak.

Ai gjithnjë thoshte me revolë: A durohet kështu? Pse të shërbejmë në këtë ushtri? Pse se formojmë ushtrinë e t’i shërbejmë vendin tonë. Që nga atëherë më pat thënë: Ne duhet të bëjmë dicka”, ka treguar Geci gjatë intervistes dhënë në shkurt të vitin 1999, pak ditë para se të bëhej një vit nga rënia e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij. /Magazina.al


Shtuar më 05/03/2018, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori