Shoku i qelisë: Ja si e gjeta Astrit Deharin kur u ktheva nga pushimi
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut, ka publikuar një raport për vdekjen e Astrit Deharit, në të cilin përfshihet edhe rrëfimi i shokut të tij të dhomës.

Sipas komunikatës së KMDLNJ-së në Prizren,qëllimi i vizitës ishte njoftimi shtesë lidhur me rastine vdekjes së të paraburgosurit A.D. Fillimishtë takimi u bë me urdhër të drejtorit të Qendrës së Paraburgimit, z.Destan Zogaj, që ka ofruar transparencë të plotë duke vënë në dispozicion çdo informatë lidhur me rastin e të ndjerit A.D.

Naser Makolli vuante dënimin në të njejtën dhomë në me të ndjerin.

"Që në fillim kam qenë në të njëjtën dhomë me Astritin. Me mua dhe ate kanë qenë edhe F.L.e A.G. Ka qenë shumë i sjellëshëm dhe i shoqërueshëm. Asnjëherë s'kam vërejt ndonjë shqetësim.

Ditën kritike (05.11.2016) paradite kemi dalur bashkë në sheti në ora 9.00. Pasdite kemi bërë pastrimin e zakonshëm, të gjithë ne, të të njëjtës qeli bashkarisht. Ai, pas pastrimit ka hequr edhe mjekrrën, dhe me sa mbaj mend gjatë qëndrimit të tij këtu, vetëm dy herë ka hequr mjekrrën", ka thënë fillimishtë Makolli.

"Në kohën e pushimit të pasdites në orën 14.00 Astriti ka thënë se do të qëndrojë në dhomë, ngase ka dhimbje koke dhe do të pushojë.

Ka ndodhur ndonjëherë që edhe unë, por edhe ndonjëri sikurse edhe Astriti që të mos del në pushim, dhe kjo na ka bërë që të mos shfaqim ndonjë dyshim. Madje, edhe unë shpesh nuk dalë për arsye të ndryshme. Mirëpo, unë e as shokët e dhomës nuk kemi vërjet diçka të dyshimtë.

Pas përfundimit të pushimit, në ora 15.00 jemi kthyer dhe unë i pari kam qenë që e kam parë Astritin të shtrirë në dysheme në shpinë, prapa kam pasur shokët e dhomës dhe oficierin D.K.

Kam parë që as nuk ka lëvizur apo lëshuar ndonjë gjëmë. Ka pasur në gojë një shishe plastike (të mjaltit) që blihen në kantinë. Në moment ka reaguar oficieri dhe ka thirrur në ndihmë ekipin mjekësor të Qendrës së Paraburgimit, që kanë ardhur dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Sipas atyre që dhanë ndihmën ka patur puls, shenja jete derisa ishte në dhomë. Më pas ka ardhur ambulanca. Ndërsa, më pas në lajmet e para, në medie (nuk di saktë kur) kemi marrë njohtimin se ka ndërruar jetë", ka thënë Naser Makolli.

Sipas tij, Astriti nuk kishte pirë asnjëherë ilaçe, dhe nuk është ankuar për ndonjë sëmundje, thuhet në raportin e KMDLNJ-së.

Ndërkohë sot i jepet lamtumira e fundit aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2016, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori