Pas sherrit burri godet me shishe në kokë partneren shtatzënë, 19-vjeçarja refuzon të shkojë në spital

GREQI- Një incident i dhunës në familje me autor një 34-vjeçar dhe viktimë partneren e tij 19-vjeçare shtatzënë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një lagje në qendër të Chania.

Sipas informacioneve të Flashnews.gr, gjithçka ka nisur pas një sherri të ashpër që ka ndodhur mes çiftit pak pas orës 22:00 për një arsye ende të panjohur.

Pikërisht gjatë sherrit 34-vjeçari ka marrë një shishe qelqi dhe ka goditur në kokë partneren e tij shtatzënë 19-vjeçare.

Më pas e reja ka thirrur Aksionin e Menjëhershëm dhe policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar 34-vjeçarin.

Mirëpo, pak më vonë e reja u tha autoriteteve se nuk donte që partneri i saj 34-vjeçar të ndiqej penalisht ndërsa nuk pranoi të dërgohej në spital për kujdes mjekësor.

Sipas informacioneve, çifti dyshohet se përdor drogë por edhe alkool, pa përjashtuar mundësinë që të dy të kenë qenë nën efektin e drogës në momentin e ngjarjes./Albeu.Com/


Shtuar 3.05.2023 10:41