"Shokët" e Lavdrim Muhaxherit në arrati
Pëlqej
Përveç 40 personave të arrestuar nga Policia e Kosovës, të dyshuar për pjesëmarrje në luftën e Sirisë dhe Irakut, janë edhe 17 të tjerë që ende nuk janë arrestuar nga ana e policisë.

Prijësi i këtij grupi në Kosovë ende nuk është vënë në pranga, pasi nuk është gjetur në shtëpi natën e arrestimeve në masë.

Bujar Brahimi nga Mitrovica për 508 ditë ka qenë pjesë e grupit terrorist ISIS në Siri, shok me njërin nga udhëheqësit e këtij grupi, Lavdrim Muhaxheri.

Brahimi dyshohet për veprën penale të terrorizmit.

Ai së bashku me 16 të tjerë vazhdojnë në jenë në arrati, përderisa policia po i kërkon. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori