Shoferët presin 3 orë në Merdarë
Në pikën kufitare që lidh Kosovën me Serbinë janë krijuar rradhë të gjata deri në 1.5 km dhe pritje që zgjasin deri në 3 orë.

Vështirësi janë vërejtur sidomos në dalje të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme po përcjell situatën e sigurisë së përgjithshme në vend duke vënë ne dispozicion burime të nevojshme sipas situatës dhe rrethanave që do të mund të paraqiten.

Pavarësisht se gjendja e sigurisë vlerësohet të jetë e qetë dhe pa incidente të rënda Policia po punon intensivisht që edhe ato incidente që sado pak rrezikojnë sigurinë e qytetarëve të shmangen. /albeu.com/



Shtuar më 02/01/2015, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori