Ministria e Punëve të
Brendshme i detyrohet Doganës së Kosovës 354 mijë euro për
importin e
pasaportave biometrike për rajonin e Pejës, pasi sipas përfaqësuesve të doganës MPB i është shmangur tatimit duke deklaruar
importin e
pasaportave si letër për printimin e
pasaportave.
Në një aktvendim të doganës të siguaruar nga RTK, thuhet se sektori i auditimit të jashtëm ka konstatuar se me rastin e deklarimit dhe zhdoganimit të mallit nuk është vepruar drejt nga
Ministria e
Brendshme. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2013,
ora 10:03