Shkupjani zë vendin e katërt në botë për leximin e Kuran'it

Hafizi Xhemail Nuhiju nga Shkupi ka fituar vendin e katërt në konkursin e 5-të ndërkombëtarë të Kur'anit të zhvilluar në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Në konkursin ku morën pjesë 66 hafiza nga 47 vende çmimin e parë në kategorinë e "leximit" të Kur'anit e mori Vahid Khazai nga Irani, vendin e dytë Muhammed Kemaleddin el-Nexhar nga Egjipti, vendin e tretë Muhammed Kasım el-Sadıki nga Iraku dhe vendin e katërt Xhemail Nuhiju nga Shkupi.

Vlen të theksohet se për Maqedoninë dhe regjionin kjo është sukses i parë i këtij lloji, shkruan INA.

Nuhiju në finalen e garave kuranore ndërkombëtare

03/01/2015 - Hafëz Xhemail Nuhiju nga Shkupi është radhitur në mesin e pesë finalistëve në garat kuranore ndërkombëtare që po mbahen në Teheran të Iranit.

Nuhiju është radhitur në mesin e emrave të njohur të hafizëve apo përfaqësuesve nga Egjipti, Iraku, Irani dhe Afganistani, të cilët janë shpallur pesëshja më e mirë që shkon në finale.

Siç mësohet, finalja do të zhvillohet nesër, ndërsa hafizi Xhemail Nuhiji pritet të jetë favorit për të fituar këtë garë ndërkombëtare dhe se ai ka marrë dhjetëra urime dhe përgëzime për sukses dhe fitore. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori