Shkupi qytet i Shqipërisë? Reagon Vatikani zyrtar
Shenjtërimi i Nënës Terezë, duket se ka ndjellur urrejtje në Maqedoni, lidhur me biografinë zyrtare të saj.

Në dokumentin zyrtar i Vatikanit, në gjuhën angleze shkruhet se Nënë Tereza ka lindur në Shkup të Shqipërisë.

Gabimin e kanë vërejtur pjesëtarë të delegacionit të Maqedonisë në ceremoninë e shenjëtërimit ndërsa dje kjo ka qenë temë diskutimi nëpër mediat në Maqedoni dhe në qarqet diplomatike ku kanë kërkuar përgjigje zyrtare se pse ka ndodhur ky gabim që nga maqedonasit vlerësohet si skandal diplomatik.

Ambasada e Maqedonisë në Vatikan ka kërkuar sqarim nga autoritetet në Vatikan se pse ka ndodhur ky lëshim.

Vatikani zyrtarë ka reaguar duke sqaruar se gabimi ka ndodhur në kopjen e biografisë në gjuhën angleze.

Pas reagimit, kopja me biografinë në gjuhën angleze të Nënës Terezë, është hequr nga përdorimi dhe është rregulluar. /albeu.com/




Shtuar më 05/09/2016, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori